TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka treguar me humor surprizën e pazakontë që bashkëshortja e tij, Amal Clooney, organizoi për ditëlindjen e tij të 65-të.
Çifti ishte i pranishëm në aktivitetin për 50-vjetorin e The King’s Trust, themeluar nga Charles III në vitin 1976, i mbajtur në Royal Albert Hall.
Amal tregoi se kishte organizuar një surprizë të veçantë me miqtë e çiftit. “E surprizova në ditëlindje me disa gjëra…”, tha ajo, ndërsa George ndërhyri duke zbuluar se “disa miq të mi u shfaqën duke u shtirur si kamerierë”.
Me humorin që e karakterizon, aktori tha se surpriza të tilla mund të jenë “të rrezikshme” në këtë moshë.
“Është e rrezikshme të surprizosh dikë kur mbush 65 vjeç, sepse mund të… rrëzohet përtokë. Mund të jetë fundi yt, ndaj duhet të jesh shumë i kujdesshëm”, u shpreh ai me të qeshur, duke shtuar: “Po, ende jam në këmbë… me vështirësi”.
Çifti foli edhe për mënyrën si po rrit dy fëmijët e tyre binjakë, Alexander dhe Ella. George bëri shaka duke thënë: “Mos e përzieni verën me drithërat”, duke e konsideruar këtë si një këshillë shumë të rëndësishme për fëmijët.
Ndërsa Amal theksoi se për të ka rëndësi që fëmijët të mbeten kureshtarë, të bëjnë pyetje dhe të sfidojnë gjërat që nuk kanë kuptim, si në jetën e tyre ashtu edhe në botën përreth.
Në një intervistë të fundit, aktori foli edhe për raportin me filmat e tij të vjetër, duke pranuar se me kalimin e viteve e ka më të vështirë të shohë veten në ekran. Megjithatë, ai tha se e shijon më shumë të shohë me fëmijët filmin e animuar Fantastic Mr. Fox, pasi “ata dëgjojnë vetëm zërin tim dhe është më argëtuese”.
Në event, çifti tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen elegante. Amal Clooney u shfaq me një fustan të gjatë nga koleksioni vjeshtë/dimër 2007 i Alexander McQueen, të kombinuar me taka të arta, ndërsa George zgjodhi një kostum navy me këmishë të bardhë dhe kravatë të errët.