LIFESTYLE, 8 Korrik 2025, 12:09

Aktori i njohur tërhiqet nga aktrimi, befason me deklaratën e tij: Nuk dua të vdes në shesh-xhirim...!

Aktori i njohur tërhiqet nga aktrimi, befason me deklaratën e tij: Nuk

Ylli amerikan, Michael Douglas, zbuloi në një konferencë për shtyp në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary se nuk planifikon më të bëjë filma nëse nuk merr një ofertë joshëse dhe shpjegoi pse e mori këtë vendim.

“Nuk kam punuar që nga viti 2022 sepse e kuptova se duhet të ndalem”-tha ai dhe shtoi se pas një karriere dhjetëvjeçare, dëshiron të shijojë kohën e tij të lirë.

“Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk dua të jem një nga ata që vdesin në shesh xhirimi”-tha ai. Ai theksoi se nuk e konsideron veten zyrtarisht në pension dhe se është i hapur për t’u rikthyer në Hollywood nëse i paraqitet një mundësi e mirë.

“Nuk kam qëllime serioze për t’u kthyer. Them se nuk jam në pension sepse do të kthehesha nëse do të dilte diçka e veçantë, por përndryshe jo”-shtoi aktori.