LIFESTYLE, 17 Maj 2021, 12:50

Gazetari që la profesionin për të bërë fermën e gomaricave

Gazetari që la profesionin për të bërë fermën e


Elton Kikia për 12 vjet ka ushtruar profesionin e gazetarit, por e ka braktisur atë dhe është kthyer në pronat e tij në fshatin Papër në Elbasan. Ideja e tij, megjithëse shumë e paragjykuar nga familjarët dhe fshatarët, ishte të krijonte fermën e tij të gomaricave.

Ai tashmë ka ndërtuar një fermë, ku rriten 22 gomarica, por vetëm katër prej tyre prodhojnë qumësht, i cili është shumë i kërkuar. Një litër qumësht kushton 50 euro litri.

Ky produkt është shumë i kërkuar për vetitë kuruese, por edhe industria kozmetike.