TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë”, shkroi ndër të tjera Ora, në një postim në “Instagram”.
Ajo publikoi një foto të bluzës që dizajnoi për këtë rast, në të cilën shkruhet emri i Kosovës dhe disa nga fjalët kyçe të këtij përvjetori. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte komenti i një serbe me emrin e “Instagram”-it, “martinovic_andjela”. “Ti ke harruar se Kosova nuk është Shqipëri, Kosova është Serbi”, komenton ajo në postim. Pas kësaj, nga mesazhet e marra, vajza nga Serbia duket se ka vendosur që të fshijë të gjitha fotot nga profili i saj në “Instagram”. [gallery ids="71274,71275"]