TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Najada Çomo ka vendosur të ndryshojë tërësisht pamjen e jashtme në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndryshe nga se jemi mësuar më parë, ku Çomo lyente flokët me ngjyra të ndezura, së fundmi është shfaqur në ekran me flokë të lyera me ngjyrë kafe.
Ajo ishte e ftuar në Tv Klan mbrëmjen e sotme, ku është shfaqur ndryshe përpara fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” aq sa fëmijët nuk e kanë njohur.
BATUTAT
Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?
Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najada ja ku është zemër…
Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.
Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…
Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.
