TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jennifer Lopez mbushi 51 vjeç pak muaj më parë, por pavarësisht viteve që po ecin, ajo vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë dhe senualitetit. Duket se ka zbuluar “sekretin” e rinisë së përjetshme, pasi mburret me format perfekte trupore dhe sikur të mos mjaftonte kjo, është gjithashtu një ikonë në stil.
Së fundmi, diva e muzikës me famë botërore ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto, ku shfaqet më tërheqëse se kurrë. Teksa pozon përpara aparatit fotografik, e veshur me një pardesy duke ekspozuar linjat trupore, Jennifer ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka asnjë rival tjetër kur bëhet fjalë për feminitetin.
Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale dhe me një pamje krejtësisht natyrale dhe efekti që ka sjellë është një “wow” i garantuar. Kujtojmë që diva e muzikës publikoi pak ditë më parë, projektin me Malumën që mban titullin “Pa’ti & Lonely”. Prodhimi me dy pjesë do të paraqitet në filmin e ardhshëm “Marry Me”, një film që pritet të lançohet ditën e Shën Valentinit.
