Evi Reçi flet për herë të parë për tragjedinë e të afërmëve të saj, prek me statusin e saj
TPZ
Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, ka humbur xhaxhanë e saj me dy fëmijët dhe gruan.
Pas këtij momenti shumë të vështirë Evi ka folur ditën e djeshme për herë të parë me anë të një statusi të publikuar në Instagram.
‘Të pranosh të papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që me pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël që tu bë motivi i jetes. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllek i madh.. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurine dhe dashamirësine tuaj. Zoti ju bekofte’ shkruan në postim Evi duke treguar dhimbjen e madhe.