TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku.
Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe e kishim kërkuar shumë dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu publikuam një lajm ekskluziv.
Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet.
Ajo ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale.
Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të mirë e në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena”, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis.
E kësaj here, ajo ka vendosur që të mos e mbajë më të fshehtë marrëdhënien e saj me futbollistin. Ajo ka publikuar disa foto me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, duke i treguar të gjithëve se është më e dashuruar se kurrë.
View this post on Instagram