TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftohti polar ka përfshirë gjithë Kanadanë, me temperatura nën minus 40 gradë Celcius dhe nuk ka asnjë shpresë që të ketë një rritje të temperaturave në ditët në vijim, lajmëruan dje autoritetet.
Autoriteti meteorologjik kanadez ka shtuar njoftimet për të ftohtë ekstrem duke i bërë thirrje popullsisë që të jetë e kujdesshme dhe të evitojë lëvizjet e shpeshta.
“Sot në mëngjes ishte minus 40 gradë Celcius në Geraldton, në veri të Ontarios dhe kjo pa llogaritur ftohjen që vjen nga erërat”, shpjegon meteorologu Alexandre Parent.