TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton ka zbuluar një bisedë të hershme mes tij dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ky i fundit e paralajmëroi se SHBA nuk do e ndihmonte BE-në nëse do të sulmohej.
“Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim,” citoi ai të ketë thënë ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë. Sipas Breton, ish-presidenti e bëri këtë koment gjatë një bisede me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos në vitin 2020. Në takim ishte i pranishëm edhe vetë Breton.
Komisioneri evropian pretendon se edhe Trump tha se “NATO ka vdekur” dhe se SHBA-të do të tërhiqen nga aleanca. “Kjo ishte një thirrje e madhe zgjimi dhe ai mund të kthehet,” -tha Breton për Trump.