BOTA, 1 Janar 2026, 19:01

Zvicër, rreth 40 të vdekur dhe 100 të plagosur nga zjarri në resortin e skive Crans-Montana

Zvicër, rreth 40 të vdekur dhe 100 të plagosur nga zjarri në

Të paktën 40 persona janë raportuar të vdekur pas një zjarri që përfshiu një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilloud tha sot në konferencën për shtyp se ajo “nuk është në gjendje të japë një afat kohor” për rezultatet e para të hetimit për zjarrin.

Sipas saj, ka ekipe që punojnë për të sjellë përgjigje “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Trajtimi i plagëve të tyre nga djegiet mund të zgjasë disa javë, ose muaj”, tha drejtoresha e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet.

“Këta janë pacientë të rinj. Mesatarisht, midis 16 dhe 26 vjeç”, shtoi ajo.

I pyetur nëse e dinë afërsisht se sa njerëz ishin në lokal në kohën e zjarrit, kryetari i komunës së Crans-Montana Nicolas Féraud thotë “aspak”.

Ai thotë se ka rregullore që mbulojnë këtë dhe se shërbimet e sigurisë kanë një orar vjetor për të vizituar dhe kontrolluar vendet për t’u siguruar që ato janë në përputhje me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë.

Njëzet e dy të rinj që pësuan plagë të rënda, u transportuan me helikopter në spitalin e Lozanës, njoftoi gazeta zvicerane “24 Heures”.

Tetë pacientë dhe po transferohen në kujdes intensiv, sipas Charmet.

Pas katastrofës në vendpushimin Crans-Montana – në të cilën policia tha se 40 persona kishin vdekur dhe rreth 100 të tjerë ishin plagosur – klinika në Lozanë aktivizoi një plan krize për të qenë në gjendje të trajtonte një numër të madh pacientësh të plagosur.