TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i madh ka shpërthyer prej disa ditësh në pyjet e Toskanës, në Itali.
Rreth 3,000 banorë, sipas autoriteteve lokale janë evakuuar nga zonat e prekura.
Erërat e forta po ndikojnë në rritjen e flakëve, duke i penguar zjarrfikësit të vënë situatën nën kontroll. Zjarri vazhdon të përhapet, duke çuar në zgjerimin e zonave të evakuimit.
Sipas raporteve paraprake, zjarri filloi nga një pemë ulliri që nuk u shua në kohë. Flaka u përhap shpejt në zonën përreth.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje. Evakuime të mëtejshme janë të mundshme nëse situata përkeqësohet.