BOTA, 11 Prill 2026, 12:41

Zelensky: SHBA dhe Ukraina kanë nevojë për njëra-tjetrën në përballjet me kërcënimet globale

Zelensky: SHBA dhe Ukraina kanë nevojë për

Presidenti i Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Ukrainës dhe SHBA-ve, duke deklaruar se të dy vendet kanë nevojë për njëra-tjetrën përballë sfidave të sigurisë globale.

Ai paralajmëroi se zhvillimet e fundit në teknologjinë ushtarake, veçanërisht përdorimi i dronëve, po ndryshojnë natyrën e luftës moderne dhe po e bëjnë botën më të pasigurt.

Sipas tij, në të ardhmen dronët mund të kenë aftësi goditëse në distanca shumë të mëdha dhe të përdoren në mënyrë të koordinuar, çka e bën më të vështirë mbrojtjen e vendeve në mënyrë individuale.

Zelensky theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar mund të përballohen këto rreziqe të reja, duke nënvizuar se aleanca mes SHBA-së dhe Ukrainës është vendimtare për sigurinë globale.

Ai shtoi se sfidat aktuale tregojnë qartë se asnjë vend nuk mund të mbrohet i vetëm në kushtet e reja të luftës dhe teknologjisë ushtarake.