TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të marrin një hov të ri, pas bisedimeve që zhvilloi me liderët e SHBE, Francës dhe Gjermanisë.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky tha se pret propozime të reja nga SHBA lidhur me formatet diplomatike që mund të ndihmojnë në avancimin e negociatave për paqe.
Ai theksoi se situata në vijën e frontit mbetet në favor të Ukrainës, duke shtuar se forcat ukrainase kanë arritur të çlirojnë rreth 590 kilometra katrorë territor gjatë vitit 2026.
Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë në një moment kur përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi dhe rifillimin e negociatave janë shtuar, ndërsa lufta me Rusinë vazhdon prej më shumë se katër vitesh.