TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Puna e ekipit negociator të Ukrainës do të përshtatet në përputhje me rrethanat pas sulmit të Rusisë mbrëmë, në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke përdorur një numër rekord raketash balistike, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditwn e sotme.
“Ishte një sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës energjetike, duke përdorur një numër rekord raketash balistike”, tha Presidenti Zelensky.
“Ushtria ruse shfrytëzoi propozimin e SHBA-së për një ndërprerje të shkurtër të sulmeve, jo për të forcuar diplomacinë, por për të mbledhur raketat dhe për të pritur deri në ditën më të ftohtë të vitit, kur temperaturat në zona të mëdha të Ukrainës janë nën -20°C. Vetëm në këtë sulm, pati 32 raketa balistike, 11 raketa të llojeve të tjera që iu afruan objektivave të tyre përgjatë një trajektoreje balistike, 28 raketa kruiz dhe 450 dronë sulmues – shumica prej tyre “Shahed”. Një numër i konsiderueshëm u interceptuan, por jo të gjithë”, tha presidenti ukrainas në një postim.
Raundi i ardhshëm i negociatave të paqes me zyrtarët rusë dhe amerikanë do të fillojë nesër në Abu Dhabi.
Following today’s Russian strike, I held a coordination call to discuss the situation in the regions, particularly the energy sector.
It was a deliberate attack against energy infrastructure, involving a record number of ballistic missiles. In fact, the Russian army exploited… pic.twitter.com/s1uXUJUutm
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 3, 2026