TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje sot për paqe të “dinjitetshme” dhe për garanci se Rusia nuk do ta sulmojë më Ukrainën. Ai i bëri këto komente teksa po përgatitet të takohet në Berlin me të dërguar amerikanë dhe aleatë evropianë për t’i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Përballë trysnisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për te nënshkruar një marrëveshje për paqe, e cila fillimisht mbështeste kërkesat e Moskës, Zelensky e akuzoi Rusinë se po e zvarrit luftën përmes bombardimeve vdekjeprurëse mbi qytete dhe infrastrukturë të energjisë elektrike dhe ujit në Ukrainë.
Edhe pse përbërja e saktë e takimeve të së dielës dhe së hënës nuk është bërë e ditur, një zyrtar amerikan tha se i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, po udhëtonin drejt Gjermanisë për bisedime me ukrainas dhe evropianë. Vendimi për ta dërguar Witkoffin, i cili ka udhëhequr negociatat me Ukrainën dhe Rusinë mbi një propozim amerikan për paqe, u duk si shenjë se Uashingtoni e sheh një mundësi për përparim, gati katër vjet pasi Rusia nisi pushtimit e vendit fqinj ne vitin 2022.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, po pret Zelenskyn dhe liderë evropianë për një samit në kryeqytetin gjerman të hënën, më i fundit në një sërë mbështetjesh publike për liderin ukrainas nga aleatë në të gjithë Evropën.