TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Steve Bannon kishte shpresuar të “rrëzonte” Papa Françeskun dhe për këtë kishte diskutuar me financierin pedofil Jeffrey Epstein. Lajmin e përcjell CNN, sipas të cilit mesazhet e shkëmbyera mes tyre në vitin 2019- që janë në mesin e dokumenteve të bëra publike së fundi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, tregojnë se Bannon i ishte Epsteinit në përpjekje për të dobësuar pozitat e Papës argjentinas. Kjo kishte ndodhur pas largimit të Steve Bannon nga administrata e parë Trump.
CNN thotë se ai ishte shumë kritik ndaj Françeskut, sepse e konsideronte kundërshtar të vizionit të tij “sovranist”. “Do ta rrëzojmë Papën”, shkruhet në një mesazh që Bannon i drejtonte Epsteinit qershorin e vitit. Clintonët, Xi-në, Françeskun, BE-në, hajde vëlla”, thuhej më tej.
Sipas CNN, në mesazhet me Epstein-in, Bannon përmendte librin “Sekretet në dollapin e Vatikanit” të gazetarit francez Frédéric Martel, botuar në 2019-tën. Libri pretendon se një pjesë e konsiderueshme e klerikëve në Vatikan janë homoseksuale, përfshirë figura të larta të hierarkisë kishtare.
Bannon kishte shprehur interes për ta përshtatur librin në film, duke propozuar Epstein-in si producent ekzekutiv. Nuk është e qartë sa serioze ishte kjo ide, por Martel ka deklaruar për CNN se e kishte refuzuar propozimin, dhe e akuzoi Bannonin se donte ta “instrumentalizonte” librin e tij.