TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera prapaskena kanë dalë në dritë në lidhje me sulmin që ka nisur prej 4 ditësh në Izrael. Burimet për Sky News bëjnë me dije se operacioni i Hamasit kundër Izraelit ishte planifikuar për më shumë se një vit, thanë. Të njëjtat burime thonë se sulmi është kryer qëllimisht të shtunën, që është festë e hebrenjve, për të shkaktuar dëme maksimale.
Në fakt, ata paralajmëruan se nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zgjeron frontin, do ta zgjerojë edhe Hamasi. Rikujtojmë se mbi 1000 izraelitë janë vrarë nga sulmet e Hamasit, ndërsa më shumë se 3,400 janë plagosur. Sot është dita e katërt e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit që kur grupi militant islamik kreu një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.
Izraeli është përgjigjur me një sërë sulmesh ajrore në Gaza, territori me popullsi të dendur prej 140 miljesh katrorë i kontrolluar nga Hamasi, duke lënë të paktën 765 të vdekur, duke plagosur 4,000 dhe duke zhvendosur më shumë se 137,000.