BOTA, 14 Prill 2026, 21:37

Wall Street Journal: BE plan për mision ndërkombëtar për hapjen e Ngushticën e Hormuzit

Wall Street Journal: BE plan për mision ndërkombëtar për

Sipas raportimit të Wall Street Journal, vendet evropiane po përgatisin një plan për krijimin e një koalicioni të gjerë shtetesh që do të synojë garantimin e lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit të naftës në botë.

Plani parashikon dërgimin e anijeve për çminim detar dhe mjeteve të tjera ushtarake detare, me qëllim sigurimin e rrugëve të transportit detar, por vetëm pas përfundimit të luftës dhe pa përfshirjen e palëve ndërluftuese.

Sipas raportit, nisma mund të përjashtojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Iranin, ndërsa anijet evropiane nuk do të veprojnë nën komandë amerikane.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se bëhet fjalë për një mision mbrojtës ndërkombëtar që nuk përfshin palë ndërluftuese.

Diplomatë evropianë të përfshirë në diskutime theksojnë se qëllimi kryesor është rikthimi i besimit të kompanive të transportit detar për të përdorur sërish këtë korridor strategjik pas stabilizimit të situatës së sigurisë.

Sipas të njëjtave burime, Gjermania pritet të marrë pjesë në këtë mision, çka do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e saj tradicionalisht të kujdesshëm ndaj operacioneve ushtarake. Pjesëmarrja e saj do të forconte ndjeshëm kapacitetet e koalicionit, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë ushtarak.

Raporti thekson se Berlini mund të shpallë angazhimin e tij edhe brenda javës, ndërsa nisma shihet si pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për të garantuar lirinë e lundrimit në një nga arteriet më të rëndësishme energjetike globale në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike.