BOTA, 16 Maj 2026, 13:48

Vritet kreu i krahut të armatosur të Hamasit, Al-Haddad deklarohet i vdekur

Vritet kreu i krahut të armatosur të Hamasit, Al-Haddad deklarohet i

Ushtria izraelite konfirmoi sot se kreu i krahut të armatosur të Hamasit, i cili u paraqit si një nga trurin kryesor të sulmit të paprecedentë më 7 tetor 2023 nga luftëtarët e lëvizjes islamiste palestineze ndaj Izraelit, u vra në një sulm izraelit dje, të premten, në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite dhe Shin Bet, agjencia e inteligjencës izraelite, “njoftojnë se terroristi Izz al-Din al-Haddad është neutralizuar”, sipas një deklarate të lëshuar, ndërsa ky informacion u konfirmua për AFP nga zyrtarë të Hamasit.

Më parë, dëshmitarë në qytetin e Gazës  thanë se xhamitë në pjesën veriore të qytetit njoftuan se komandanti i krahut ushtarak të Hamasit ishte “martirizuar”.

Ai ishte zyrtari më i lartë i Hamasit që u vra nga zjarri izraelit që nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të në Gaza në tetor.