TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas vrasje së shefit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.
“Garda Revolucionare po qëllon civilët dhe ne po eliminojmë udhëheqësit e terroristëve”, tha Katz.
Gjithashtu ai shtoi se nuk do të ndalen dhe se udhëheqësit e Iranit do të jenë në shënjestër dhe se do të eliminohen një e nga një.
“Ne do të vazhdojmë t’i gjurmojmë një nga një.”, u shpreh ai. Mediat shtetërore iraniane raportuan më parë se Seyyed Majid Khademi ishte vrarë këtë mëngjes.
“Izraeli ka dëmtuar rëndë industritë e çelikut dhe petrokimisë të Iranit dhe “do të vazhdojë të shkatërrojë infrastrukturën kombëtare iraniane”, shtoi Katz.