BOTA, 20 Mars 2026, 11:54

Vrasja e disa prej figurave kryesore të regjimit iranian, mesazhi i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Vrasja e disa prej figurave kryesore të regjimit iranian, mesazhi i ri nga

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se siguria duhet t’u mohohet të gjithë armiqve të vendit, pas vrasjes së një ministri të lartë të inteligjencës në Teheran në fillim të kësaj jave.

“Siguria mund t’u mohohet armiqve të brendshëm dhe të jashtëm dhe t’u garantohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë”, u shpreh Khamenei, i cili nuk është shfaqur publikisht që kur u zgjodh për të pasuar të atin më 9 mars.

Izrael shënjestroi ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib, në një sulm gjatë natës së të martës, një ditë pasi vrau një zyrtar të lartë të sigurisë së vendit, Ali Larijani.

Në mesazhin e tij, dërguar presidentit Masoud Pezeshkian, Khamenei e përshkroi Khatibin si një “veteran me shërbim të gjatë dhe të përkushtuar” dhe theksoi se “mungesa e tij duhet të kompensohet përmes përpjekjeve të dyfishta” të Ministrisë së Inteligjencës.

Irani ka humbur dhjetëra zyrtarë dhe komandantë të lartë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara në fund të shkurtit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sugjeroi më herët gjatë javës se vetë Mojtaba Khamenei kishte pësuar lëndime të lehta në sulmet izraelite në Teheran, por më pas ishte rikuperuar.

War Thunder - Register now for free and play against over 75 Million real PlayersFight in over 2000 unique and authentic Vehicles. Fight on Land, on Water and in the Air. Join the most comprehensive vehicular combat game. Over 2000 tanks, ships and aircraft.War Thunder|Sponsored