BOTA, 8 Dhjetor 2025, 19:09

Von der Leyen: Sa më gjatë që Putini e vazhdon luftën, aq më e lartë do të jetë kostoja për Rusinë

Von der Leyen: Sa më gjatë që Putini e vazhdon luftën, aq

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se propozimi për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, përmes një kredie kompensuese për Ukrainën, është “i ndërlikuar”, por do të rrisë koston e luftës për Moskën.

“Sa më shumë që Putini vazhdon luftën e tij, derdh gjak, merr jetë njerëzish dhe shkatërron infrastrukturën ukrainase, aq më i lartë do të jetë çmimi për Rusinë,” deklaroi presidentja e Komisionit.

Von der Leyen tha se mbështetja për Kievin dhe forcimi i gatishmërisë mbrojtëse të Evropës përbëjnë prioritetet kryesore të të ashtuquajturës “Alliance of the Willing”, një grup shtetesh që synojnë të ushtrojnë presion më të madh mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndër të tjera ajo tha se ka informuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe udhëheqësit e tjerë të Aleancës mbi prioritetet e planifikimit evropian.

Von der Leyen shtoi se lidhjet brenda Evropës janë “më të forta se kurrë” dhe se vendet anëtare do të vazhdojnë të ecin “të bashkuara, duke mbështetur Ukrainën dhe duke mbrojtur Evropën”.