TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër persona u vranë dhe një u plagos rëndë sot, gjatë shembjes së skelave në një kantier ndërtimi në Vjenë, raportuan mediat austriake.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 gjatë punimeve ndërtimore në një kantier ndërtimi në lagjen Alzergrundm të Vjenës, njoftoi shërbimi publik austriak ORF.
Sipas raportit të shërbimit të urgjencës, punëtori i lënduar pësoi lëndime të rënda në kokë, lëndime në shtyllën kurrizore dhe thyerje të krahëve.
Policia bllokoi plotësisht hyrjen në kantierin e ndërtimit dhe, së bashku me inspektorët e punës, po marrin në pyetje dëshmitarët e aksidentit, sipas ORF.