BOTA, 20 Mars 2026, 22:16

Video virale/ Ngjashmëria ekstreme me Epstein i sjell telashe, burri nga Florida: Nuk jam ai, jam Pete i Palm Beach

Video virale/ Ngjashmëria ekstreme me Epstein i sjell telashe, burri nga

Një banor nga Florida është bërë viral në rrjetet sociale pasi u ngatërrua me financierin e njohur Jeffrey Epstein, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike.

Ngjarja nisi pasi një kalimtar filmoi një burrë duke drejtuar një makinë në një autostradë në Florida dhe publikoi videon me pretendimin se bëhej fjalë për Epstein, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Videoja u shoqërua me komente dhe teori konspirative që pretendojnë se Epstein është ende gjallë, pavarësisht se vdekja e tij në vitin 2019 në një burg në Manhattan është klasifikuar zyrtarisht si vetëvrasje.

Burri në fjalë, i cili u identifikua më pas si një qytetar i zakonshëm, reagoi përmes një videoje në Instagram, ku tha se telefoni i tij kishte filluar të “mbushej me mesazhe” pas publikimit të videos virale.

“Unë nuk jam Jeffrey Epstein. Jam Pete i Palm Beach!”, u shpreh ai, duke u distancuar nga ngatërresa që e bëri papritur të njohur në internet.

Ngjashmëria e tij fizike ka nxitur diskutime dhe batuta të shumta në rrjet, ku përdoruesit kanë komentuar mbi ngjashmërinë e pazakontë dhe kanë sugjeruar madje ndryshime në pamje për të shmangur ngatërresa të tilla në të ardhmen.

Historia ka rikthyer gjithashtu në vëmendje interesin e vazhdueshëm publik dhe teoritë që rrethojnë vdekjen e Epstein, si dhe publikimin e dokumenteve nga autoritetet amerikane lidhur me çështjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daily Brief Global (@dailybriefglobal)