TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një video e presidentit të SHBA-së Joe Biden, është bërë virale në rrjetet sociale duke marrë mijëra shikime e duke u rishpërndarë po aq shumë.
Presidenti, teksa u pyet nga gazetarët për dërgimin e ndihmave ushqimore në Gaza dhe armëpushim me Izraelin, përgjigjen e kësaj çështjeje të rëndësishme e ka dhënë teksa hante një akullore.
Biden deklaroi se shpreson të ketë një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza deri të hënën. Gjatë kësaj kohe ai konsumonte akullore dhe fliste për pyetjet e bëra, gjë që tregohet në videon e publikuar nga BBC.
“Ne jemi afër. Nuk kemi mbaruar ende. Shpresoj se të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim”, u tha Biden gazetarëve në Neë York.