BOTA, 5 Janar 2025, 12:40

VIDEO/ Takimi i Trump me Melonin në Florida, mediat: Vizita zgjati disa orë. Kryeministrja italiane kërkon të jetë pikë referimi e SHBA në Europë

VIDEO/ Takimi i Trump me Melonin në Florida, mediat: Vizita zgjati disa

Giorgia Meloni ka takuar Donald Trump, presidentin e zgjedhur të SHBA në rezidencën e tij në Mar a Lago, në Florida në orët e pasdites së 4 janarit.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet e para nga takimi i dy udhëheqësve.

Qëndrimi i kryeministres në rezidencën e manjatit zgjati disa orë, raporton La Repubblica.

Në diskutimet mes dy liderëve konservatorë ka zënë vend rasti Sala, gazetarja italiane e arrestuar në Teheran nga regjimi iranian, por edhe çështje me karakter gjeopolitik dhe me interes të SHBA-së e Europës.

Vizita kaq e shpejtë e Melonit për të takuar Donald Trump ka edhe një tjetër synim, për ta bërë kryeministren pikë referimi në Europë, për administratën e re të republikanit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Firstpost (@firstpost)