TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot (22 dhjetor) në një laborator fabrike, në komunën Saint-Fons, pranë Lyonit në Francë.
Sipas informacioneve fillestare nga mediat franceze, katër persona u plagosën, dy prej të cilëve rëndë.
35 zjarrfikës me 13 automjete po punojnë në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë krijuar një zonë sigurie brenda një rrezeje prej dy kilometrash përreth objektit.
Vlerësimi i parë deri më tani është se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje hidrogjeni.
Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën.
????????????FLASH INFO – Vidéo de l’explosion du laboratoire du site Elkem Silicones à Saint-Fons (Rhône) qui a fait quatre blessés, dont deux graves. #SaintFons #Rhone pic.twitter.com/0VqNCjcWyt
— Media Express (@media_express_e) December 22, 2025