TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një fluturim me helikopter në Medellín, Kolumbi, për pak u shndërrua në një tragjedi kur piloti humbi kontrollin.
Video nga një dëshmitar okular tregon helikopterin teksa del jashtë kontrollit dhe rrëzohet.
Por... mrekullisht ai nuk është përplasur në tokë, pasi ka përfunduar duke ‘u varur’ në një kolonë të fortë metalike, pranë një blloku banimi.
Dy pilotët dhe katër pasagjerët, përfshirë një shtetas amerikan dhe kolumbian, shpëtuan mrekullisht.
Helikopteri Bell 206 ishte në një fluturim turistik kur papritmas filloi të dilte jashtë kontrollit.