TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ukrainase kanë publikuar disa pamje që duket se tregojnë shkatërrimin pothuajse total të një kolone të madhe të makinerisë ruse në Novomykhailivka, Donetsk.
Brigada e 79-të e sulmit ajror publikoi një video përmbledhëse që dukej se përshkruante rreth 23 automjete të blinduara dhe tanke ruse duke u shkatërruar – në një rruge fshati.
Dhe trupat ukrainase i referohen zonës si “rruga e vdekjes” për shkak të humbjeve të vazhdueshme të Rusisë në rajon.
Ndërkohë imazhe të tjera duket se tregojnë ushtarë rusë që përpiqen të shpëtojnë nga goditjet e dronëve, duke u kapur nga tanket e tyre dhe duke u fshehur pas sasive të dheut – por që goditen përsëri.
Brigada thotë se sulmet u kryen duke përdorur zjarr artilerie, sisteme raketore antitank, dhe fluturake pa pilot.
Soldiers from the 79th Air Assault Brigade continue to destroy enemy armored equipment near Novomykhailivka. pic.twitter.com/dEUEDkXJTB
— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 27, 2024