BOTA, 5 Maj 2026, 22:33

VIDEO/ Lufta Rusi-Ukrainë! Të paktën 4 të vdekur në sulmin rus në Ukrainën qendrore

VIDEO/ Lufta Rusi-Ukrainë! Të paktën 4 të vdekur në

Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky njoftoi se, të paktën katër persona janë vrarë në një sulm rus në qytetin e Dnipros , në Ukrainën qendrore. Sulme të tjera vdekjeprurëse në Zaporizhia, Poltava dhe Kramatorsk i kishin paraprirë gjatë ditës.

 "Në këtë fazë, ka katër të vdekur. Këto janë sulme terroriste cinike dhe të pakuptimta, të cilave u mungon çdo logjikë ushtarake. Sulmet ruse ndaj qyteteve dhe fshatrave tona nuk ndalen asnjë ditë.”, tha Zelensky, duke specifikuar se forcat ruse e goditën qytetin vonë natën e së martës.