TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çmimi i parë i këtij viti për propozimin më origjinal për martesë në Rusi i shkon gazetarit Kirill Bayanov, i cili i kërkoi të dashurës së tij të martohej me të drejtpërdrejt gjatë konferencës maratonë vjetore për shtyp, të Presidentit Vladimir Putin.
“E di që e dashura ime po më shikon tani. Olechka, martohu me mua!”, tha Kirill Bayanov, një gazetar nga Jekaterinburgu, i cili u shfaq në konferencën për shtyp me kostum dhe një papion të kuq të ndezur, duke mbajtur një tabelë ku shkruhej “Dua të martohem”.
Kjo konferencë vjetore për shtyp është shansi i Putinit për të bërë orë të tëra deklaratash rreth gjeopolitikës, për të treguar anekdota personale dhe madje për të dhënë këshilla ose premtime romantike për të zgjidhur problemet e vogla e të përditshme të qytetarëve rusë.
Por për Bajanovin, i cili u bë shumë shpejt viral, ishte atmosfera perfekte romantike për të bërë propozimin e tij, nën duartrokitjet e të pranishmëve që sapo kishin dëgjuar presidentin rus të refuzonte të ndalonte bombardimin e Ukrainës.
Një orë më vonë, një nga gazetaret që po prezantonte intervistën informoi kolegun e dashuruar, presidentin dhe të gjithë vendin se gruaja e re në fjalë i ishte përgjigjur pozitivisht propozimit për martesë.
Megjithatë, Putini nuk iu përgjigj ftesës së gazetarit për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës, as nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për pyetjen e tij në lidhje me rritjen e kostos së jetesës në Rusi.
“Kirilli bëri një pyetje në lidhje me kushtet materiale të jetesës së familjeve të reja. Kjo është e vërtetë: burri duhet të jetë ai që sjell para në familje. Prandaj, ne do të bëjmë thirrje për para dhe do të mbledhim të paktën sa duhet për dasmën”, tha ai.