BOTA, 4 Janar 2024, 18:43

VIDEO/ I pandehuri sulmon gjyqtaren, ngrihet nga karrigia dhe i hidhet sipër

VIDEO/ I pandehuri sulmon gjyqtaren, ngrihet nga karrigia dhe i hidhet

Një gjyqtare në Las Vegas është sulmuar në mënyrë brutale nga një i pandehur, të cilin ajo po e dënonte për një krim të dhunshëm.

Ndërsa gjyqtarja Meri Kej Holthus po shqiptonte vendimin e saj, i pandehuri është ngritur nga karrigia e tij, ka vërshuar drejt saj dhe i është hedhur sipër. Agjentë të sigurisë, por edhe avokatë kanë ndërhyrë për të bllokuar agresorin, por nuk i kanë parandaluar të gjitha goditjet e tij.

Gjyqtarja Holthus ka marrë plagë të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor. Ndërkohë, të pandehurit i është shtuar edhe akuza e agresionit.