BOTA, 17 Mars 2026, 09:16

VIDEO/ Sulm me dron dhe raketa ndaj ambasadës amerikane në Bagdat, shpërthime edhe në Doha dhe Dubai

VIDEO/ Sulm me dron dhe raketa ndaj ambasadës amerikane në Bagdat,

Ambasada amerikane në Irak është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me dronë dhe raketa.
Fillimisht sistemi i mbrojtjes ajrore kapi një raketë të nisur me objektiv ambasadën, por një sulm i dytë arriti të godiste shënjestrën.

Burime irakiane të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se të paktën pesë dronë, disa prej të cilëve goditën ambasadën amerikane në Zonën e Gjelbër të fortifikuar rëndë të Bagdadit, u përdorën në sulm.

Ata gjithashtu e përshkruan atë si sulmin më intensiv ndaj ambasadës amerikane që nga fillimi i luftës së re në Lindjen e Mesme .

Shpërthime u dëgjuan herët të martën gjithashtu në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Doha, kryeqytetin e Katarit.

Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe tha se një raketë ishte kapur.


Në Dubai, shpërthimi u pasua nga një njoftim i dërguar në telefonat celularë të banorëve për të kërkuar strehim menjëherë për shkak të një kërcënimi nga raketat.

Ministria e Jashtme e Katarit tha se një zjarr shpërtheu në një zonë industriale për shkak të mbeturinave që binin pasi raketa u kapur, duke shtuar se nuk ishin raportuar të lënduar, sipas Reuters.