BOTA, 24 Dhjetor 2025, 22:57

Vendet evropiane thirrje Izraelit të anulojë planet për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Vendet evropiane thirrje Izraelit të anulojë planet për

Më shumë se një duzinë vendesh, kryesisht nga Evropa, kritikuan ashpër miratimin e kabinetit izraelit për ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor – duke i bërë thirrje Izraelit të anulonte vendimin.

Grupi i vendeve përfshin Gjermaninë, Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Francën, Italinë, Islandën, Irlandën, Japoninë, Maltën, Holandën, Norvegjinë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe.

“Ata dënuan veprimet e Izraelit, duke thënë se ato jo vetëm që shkelnin të drejtën ndërkombëtare, por edhe rrezikonin të nxisnin paqëndrueshmëri”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Gjermane.

“Miratimi i vendbanimeve të reja rrezikon gjithashtu të minojë planin e paqes në Gaza dhe dëmton perspektivat për paqe dhe siguri afatgjatë në të gjithë rajonin”, sipas deklaratës.

Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967

Izraeli miratoi këtë javë, krijimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në vitin 1967, Izraeli mori kontrollin e Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor, ku sot jetojnë më shumë se 700 000 kolonë midis rreth 3 milionë palestinezëve.