BOTA, 1 Mars 2026, 11:42

Vdekja e Khameneit, Presidentja e rezistencës së Iranit: Fundi i tiranisë, është shpallur formimi i qeverisë së përkohshme

Vdekja e Khameneit, Presidentja e rezistencës së Iranit: Fundi i

Vdekja e Ali Khameneit është vdekja e despotizmit fetar, tiranisë dhe fundi i regjimit Velayat-e Faqih në Iran.

Ky është mesazhi i Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit për Periudhën Kalimtare për Dorëzimin e Sovranitetit Popullit të Iranit, pas lajmeve dhe konfirmimit zyrtar të vrasjes së liderit suprem pas sulmeve të SHBA-Izrael ditën e djeshme.

“Vdekja e Khameneit është vdekja e tiranisë fetare dhe fundi i regjimit të Velayat-e Faqih. Tani është koha për të vendosur lirinë dhe sovranitetin e popullit të Iranit”, thekson ajo mes të tjerash në reagimin e saj.

Rajavi vë në dukje edhe planin me 10 pika që ka propozuar, ku bie në dukje formimi i qeverisë së përkohëshme.

“Në emër të Rezistencës së popullit iranian, unë deklaroj: Bazuar në Planin Dhjetë Pikash për transferimin e sovranitetit te populli i Iranit, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka shpallur formimin e një qeverie të përkohshme. Precedenti i shpalljes së një qeverie të përkohshme daton që nga tetori i vitit 1981”, shprehet liderja e rezistencës iraniane në mërgim.

Mesazhi 

“Vdekja e Khameneit është vdekja e tiranisë fetare dhe fundi i regjimit të Velayat-e Faqih. Tani është koha për të vendosur lirinë dhe sovranitetin e popullit të Iranit.

Në emër të Rezistencës së popullit iranian, unë deklaroj:

Bazuar në Planin Dhjetë Pikash për transferimin e sovranitetit te populli i Iranit, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka shpallur formimin e një qeverie të përkohshme. Precedenti i shpalljes së një qeverie të përkohshme daton që nga tetori i vitit 1981.

Siç demonstroi populli iranian gjatë kryengritjes së janarit, ata kërkojnë një të ardhme të bazuar në një republikë demokratike dhe hedhin poshtë si mullahët tiranë ashtu edhe Shahun diktatorial. I deklaroj bashkësisë ndërkombëtare se vetëm populli i Iranit ka legjitimitetin për të përcaktuar të ardhmen politike të vendit të tij.

Ne kemi thënë vazhdimisht se populli iranian e shkruan fatin e tij me gjakun e bijve dhe bijave të tij të guximshëm dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje të huaja. Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk kërkojmë para ose praninë e forcave të huaja në tokën iraniane.

Tani është koha për solidaritet dhe unitet kundër mbetjeve të diktaturës fetare dhe fashizmit monarkik që kërkojnë të vjedhin revolucionin demokratik dhe produktin e 47 viteve vuajtjesh dhe sakrificash nga populli iranian dhe fëmijët e tij të guximshëm.

NCRI, koalicioni më i qëndrueshëm demokratik dhe i pavarur në historinë e Iranit, duke u mbështetur në një Rezistencë me 100,000 martirë për liri, prezantoi planin e Frontit Kombëtar të Solidaritetit 24 vjet më parë bazuar në parime të forta, nacionaliste dhe patriotike. Ky plan u bën thirrje të gjitha forcave politike brenda frontit popullor, të cilat janë të përkushtuara për të përmbysur despotizmin fetar dhe për të krijuar një republikë demokratike bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, të veprojnë në solidaritet dhe unitet në këtë moment të ndjeshëm, pavarësisht dallimeve të tyre.

Këtu, i bëj thirrje personelit patriotik të ushtrisë të qëndrojë përkrah popullit të Iranit. Garda Revolucionare dhe të gjitha forcat e tjera që ruajnë regjimin duhet të ulin armët dhe t’i dorëzohen popullit.

Derisa të krijohet qeveria e përkohshme, studentët, punëtorët, punëtorët e naftës, fermerët, sipërmarrësit e rinj, infermierët dhe mësuesit, gratë dhe burrat njësoj, së bashku me ushtarët dhe oficerët brenda Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë rojet e sigurisë publike, shëndetit dhe sigurisë, dhe përgjegjës për adresimin e nevojave të popullit dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.

Bazuar në rezolutat e NCRI-së, sapo të krijohet qeveria e përkohshme në territorin iranian, ajo është e detyruar të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda gjashtë muajve për një Asamble Kombëtare Legjislative dhe Kushtetuese. Detyrat e kësaj Asambleje janë të hartojë kushtetutën, të përcaktojë sistemin e ri republikan të vendit, të nxjerrë ligje për administrimin e çështjeve aktuale deri në formimin e Asamblesë së parë Kombëtare sipas kushtetutës së re dhe të caktojë një qeveri e cila, pas dorëheqjes së qeverisë së përkohshme gjashtëmujore, do të marrë përgjegjësinë për punët e vendit nën mbikëqyrjen e Asamblesë Kushtetuese.

E theksoj edhe një herë se NCRI dhe Qeveria e Përkohshme nuk po kërkojnë pushtet, por transferimin e pushtetit në sovranitetin e popullit iranian.

Fitore revolucionit demokratik të Iranit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)—Paris”.