BOTA, 13 Tetor 2023, 15:53

Vatikani ofron ndërmjetësim mes Izraelit dhe Palestinës, thirrja: Mos sulmoni civilët

Vatikani ofron ndërmjetësim mes Izraelit dhe Palestinës, thirrja:

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin tha se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte “çnjerëzor” por “mbrojtja legjitime nuk duhet të dëmtojë civilët”. “Selia e Shenjtë është e gatshme për çdo ndërmjetësim të nevojshëm, si gjithmonë”, tha Parolin.

Kryediplomati i Vatikanit përsëriti thirrjen e Papa Françeskut që të gjithë pengjet e mbajtura nga Hamasi të lirohen. “Sulmi terrorist i kryer nga Hamasi dhe milicitë e tjera të shtunën e kaluar kundër mijëra izraelitëve që ishin gati të festonin ditën e Simchat Torah, duke përfunduar javën e festivalit Sukkot, është çnjerëzor,” tha ai.

“Selia e Shenjtë kërkon dënimin e forte të personave përgjegjës.”. Parolin shprehu gjithashtu solidaritet me familjet e pengjeve, por këmbënguli, “është e nevojshme të rifitohet sensi i arsyes, të braktiset logjika e verbër e urrejtjes dhe të refuzohet dhuna si zgjidhje.

Është e drejta e atyre që sulmohen të mbrohen, por edhe mbrojtja legjitime duhet të respektojë parametrin e proporcionalitetit.” Ai tha se gjetja e një zgjidhjeje paqësore mund të mos jetë e mundur. “Unë nuk e di se sa hapësirë ​​​​për dialog mund të ketë midis Izraelit dhe milicisë së Hamasit, por nëse ka  dhe shpresojmë se ka ai duhet të ndiqet menjëherë dhe pa vonesë,” tha ai.