BOTA, 1 Janar 2024, 12:24

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit

Ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë Adil Mismah, një komandant i Hamasit në Deir al-Balah në Gazën qendrore, për të cilin tha se mori pjesë në sulmin e 7 tetorit.

IDf goditi objektivat e Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Shejaiya dhe “ka gjetur sasi të mëdha armësh”.

Sulmet e ushtrisë izraelite vazhduan gjatë natës, me trupat detare duke ofruar zjarr mbështetës për trupat tokësore, të cilat po shtyhen më tej në jug.