BOTA, 11 Tetor 2023, 10:57

Ushtria izraelite: Hamasi do të paguajë për masakrën në Kfar Aza

Ushtria izraelite: Hamasi do të paguajë për masakrën në

Një foto nga Kfar Aza, ku dhjetëra njerëz u gjetën të vdekur nga sulmi i Hamasit, u postua në platformën X nga IDF, duke paralajmëruar organizatën islamike se “ajo do të paguajë për këtë krim” .

“Ky është Kibbutz Kfar Aza. Në sfond është qyteti i Gazës. Të shtunën në mëngjes, terroristët e Hamasit sulmuan fushat.

Terroristët shkonin shtëpi më shtëpi, duke therur foshnjat, nënat dhe baballarët në dhomat e tyre të gjumit. Hamasi do të paguajë për këtë krim”, thonë forcat e mbrojtjes izraelite në X.

Forcat e armatosura izraelite iu afruan zonës të martën vonë, pasi luftimet vazhduan deri në mëngjes herët dje pranë Kfar Aza, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Gazën.

Sipas raportimeve, masakra ka ndodhur herët në mëngjesin e së shtunës, në orët e para të sulmit të përgjakshëm nga Hamasi. Sipas forcave të armatosura izraelite, njerëzit në atë kohë ose ishin duke fjetur ose duke u përgatitur për të filluar ditën e tyre.