BOTA, 22 Nëntor 2025, 15:48

Ushtria holandeze hap zjarr ndaj dronëve, fluturuan mbi bazën e Forcave Ajrore, dyshime për spiunazh

Ushtria holandeze hap zjarr ndaj dronëve, fluturuan mbi bazën e

Ushtria holandeze përdori armë kundër dronëve që u vunë re mbi një bazë ajrore në Holandën juglindore mbrëmë (21 nëntor), tha të martën ministria e mbrojtjes e vendit.

Personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i vuri re dronët midis orës 7:00 dhe 9:00 sipas orës lokale, tha ministria.

“Personeli i forcave ajrore përdori armë nga toka për të rrëzuar dronët”, shtoi deklarata. “Dronët u larguan dhe nuk u gjetën”.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se nuk ishte e qartë pse dronët po fluturonin në zona ku nuk lejoheshin.

Policia ushtarake njoftoi se kishte nisur një hetim, teka dyshohet për një aktivitet spiunazhi ushtarak.