TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i inteligjencës së brigadës ruse Espanola, Vyacheslav Subbotin është vrarë në Ukrainë, shkruan The New Voice of Ukraine.
Lajmin e ka dhënë oficeri ukrainas Anatoliy Shtefan në rrjetin e tij social X. I ashtuquajturi “korrespondenti” i televizionit propagandues rus RT, Ivan Polyansky, tha se Subbotin është eliminuar gjatë 3 marsit.
Polyansky tha se rrethanat e “vdekjes së tij po hetohen”. Në anën tjetër Subbotin që më parë ishte pjesë e batalionit të vetëquajtur Vostok, ka qenë pjesë e grupeve huligane ruse që zakonisht krijonin probleme në ndeshjet e futbollit.
Inteligjenca ushtarake e ukrainasve ka njoftuar në janar se partia e Vladimir Putinit ka marrë kontrollin e plotë të këtij grupi mercenarësh, që konsiderohet akoma si ushtria private e Putinit.