BOTA, 10 Mars 2024, 16:10

Ukraina i përgjigjet Papës: Kemi vetëm një flamur, nuk ngremë asnjë tjetër

Ukraina i përgjigjet Papës: Kemi vetëm një flamur, nuk

Flamuri ynë është i verdhë dhe blu. Ky është flamuri me të cilin jetojmë, vdesim dhe fitojmë. Nuk do të ngremë kurrë flamuj të tjerë”, ka shkruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Falënderojmë Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun për lutjet e tij të vazhdueshme për paqe dhe vazhdojmë të shpresojmë që pas dy vitesh lufte shkatërruese në zemër të Evropës, Papa do të gjejë mundësinë për të bërë një vizitë apostolike në Ukrainë për të mbështetur mbi një milion katolikë ukrainas, mbi pesë milionë grekë katolikë, të gjithë të krishterë dhe të gjithë ukrainas”, shtoi Kuleba.

Reagimi i shefit të diplomacisë ukrainase vjen pas deklaratës së Atit të Shenjtë, i cili tha se Ukraina duhet të gjejë forcën të ngrejë flamurin e bardhë dhe të nisë negociatat për paqe.

Nga ana tjetër, kreu i Kishës Katolike Greke të Ukrainës, Sviatoslav Shevchuk, ka shkruar në rrjetet sociale se “Ukraina është e plagosur, por e pamposhtur. Ukraina është e rraskapitur, por mbetet në këmbë. Në Ukrainë askush nuk ka shansin të dorëzohet! Dhe të gjithë ata që shikojnë me skepticizëm aftësinë tonë për të qëndruar në këmbë, ne u themi: ejani në Ukrainë dhe shikoni!”.