TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina dhe Katari kanë nënshkruar të shtunën një marrëveshje mbrojtjeje që përfshin bashkëpunim për të luftuar kërcënimet me raketa dhe dronë.
“Marrëveshja parashikon bashkëpunim në fushat teknologjike, zhvillimin e investimeve të përbashkëta dhe shkëmbimin e ekspertizës në luftën kundër raketave dhe sistemeve ajrore pa pilot ”, tha ministria e Mbrojtjes së Katarit në një deklaratë të lëshuar me rastin e vizitës së Zelenskyt.
Presidenti ukrainas tha se dëshiron që të zhvillojë lidhje afatgjata me vendet e Lindjes së Mesme, duke folur me gazetarët gjatë vizitës në Katar, e fundit e turneut të tij në rajon. Ai vuri në dukje se kjo përfshin prodhim të përbashkët, bashkëpunim në sektorin e energjisë, investime dhe shkëmbim përvojash në fushëbetejë.
“Ne nuk jemi të interesuar për shitje të thjeshta. Ne duam marrëdhënie sistemike, ku eksportuesit fitojnë të ardhura dhe Ukraina merr fonde të mjaftueshme për të investuar në prodhimin vendas.”, tha Zelensky.
Zelensky tha se Kievi ka nënshkruar tashmë një marrëveshje 10-vjeçare në lidhje me sigurinë me Arabinë Saudite dhe një marrëveshje 10-vjeçare me Katarin, ndërsa një marrëveshje e ngjashme me Emiratet e Bashkuara Arabe pritet në ditët në vijim.