TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Perspektiva e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë është tani e dukshme, tha kryeministri polak Donald Tusk pas një bisede telefonike me udhëheqësit më të lartë evropianë. Sipas tij, procesi i paqes mund të ketë një rezultat pozitiv në javët e ardhshme.
“Për herë të parë që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në Ukrainë, paqja është në horizont”, tha Tusk para një mbledhjeje të kabinetit, në deklaratat e transmetuara nga një stacion televiziv lokal.
Kryeministri polak shtoi se procesi mund të jetë i suksesshëm në një kohë të shkurtër, duke vënë në dukje se “është e mundur, që në janar, që të na duhet të marrim vendime të përbashkëta për të ardhmen e Ukrainës”.
Në të njëjtën kohë, Tusk theksoi se arritja e paqes kërkon gjithashtu zgjedhje të vështira nga ana e Kievit, veçanërisht për çështjen e territoreve.
“Nga pikëpamja ukrainase, kjo do të thotë një qasje kompromisi ndaj çështjes territoriale “, tha ai, duke nënkuptuar se lëshimet janë një pjesë e pashmangshme e procesit negociues.
Deklaratat e kryeministrit polak vijnë pas një videokonference me udhëheqësit më të lartë evropianë dhe të BE-së mbi zgjidhjen e çështjes ukrainase. Diskutimi u zhvillua duke marrë parasysh rezultatet e takimit të fundit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.