BOTA, 13 Dhjetor 2025, 16:01

U takua me Putin, Erdogan: Deti i Zi s’duhet të shihet si një fushë beteje, paqja në Ukrainë nuk është larg

U takua me Putin, Erdogan: Deti i Zi s’duhet të shihet si një

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka deklaruar se shpreson që të diskutojë planin e paqes Ukrainë-Rusi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke shtuar se “paqja nuk është larg”.

Erdogan u takua me Putinin në Turkmenistan të premten, të cilët vlerësuan përpjekjet gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund luftës, tha një deklaratë nga zyra e Erdogan të premten.

“Pas këtij takimi me Putinin, shpresojmë të kemi mundësinë të diskutojmë planin e paqes edhe me Presidentin e SHBA-së Trump. Paqja nuk është larg; ne e shohim këtë”, tha Erdogan.

Erdogan i tha Putinit të premten se një armëpushim i kufizuar në luftë, i përqendruar në objektet energjetike dhe portet në veçanti, mund të ishte i dobishëm.

“Deti i Zi nuk duhet të shihet si një fushë beteje. Një situatë e tillë do të dëmtonte vetëm Rusinë dhe Ukrainën”, tha Erdogan në komentet e publikuara nga zyra e tij të shtunën.

“Të gjithë kanë nevojë për lundrim të sigurt në Detin e Zi. Kjo duhet të sigurohet.”