BOTA, 18 Prill 2026, 16:20

“U përpoqën të luajnë lojëra, por bisedimet po ecin pozitivisht”- Trump për Iranin: Donin ta mbyllnin sërish Ngushticën e Hormuzit, nuk do i lejojmë të na shantazhojnë më

“U përpoqën të luajnë lojëra, por bisedimet po

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Iranin, pas vendimit të Teheranit për të tërhequr qëndrimin e tij mbi hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ai theksoi se bisedimet mes dy palëve po zhvillohen në një drejtim pozitiv.

Trump u shfaq i qetë sa i përket situatës, duke deklaruar se “bisedimet po ecin shumë mirë, gjërat po shkojnë shumë mirë”, teksa komentoi qëndrimin e palës iraniane.

Ai shtoi se Irani “u përpoq të luajë lojëra, siç ka bërë prej 47 vitesh”, duke lënë të kuptohet se këto veprime janë pjesë e një strategjie të vazhdueshme në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu pretendimet se SHBA-të kanë dobësuar ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Iranit, përfshirë marinën, aviacionin dhe drejtimin e vendit.

“Donin të mbyllnin sërish Ngushticën, siç kanë bërë prej vitesh, por nuk mund të na shantazhojnë,” u shpreh ai.
Ndërkohë, Trump paralajmëroi zhvillime të afërta, duke thënë:

“Deri në fund të ditës do të kemi disa informacione. Jemi në komunikim me ta dhe ata mbajnë një qëndrim të ashpër.”