BOTA, 14 Mars 2026, 20:41

U godit me raketa gjatë natës/ Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga vendi

U godit me raketa gjatë natës/ Ambasada e SHBA-së në Irak i

Ambasada e SHBA-së në Irak u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga vendi pas sulmit me raketa të mbrëmjes së kaluar në ndërtesën e ambasadës.

“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin, duke marrë parasysh kërcënimin e konsiderueshëm nga milicitë pro-iraniane”, thuhet në alarmin e sigurisë të publikuar nga ambasada.

Ambasada rekomandon largimin me rrugë tokësore drejt Jordanisë, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Turqisë, pasi fluturimet komerciale nuk po operojnë.