BOTA, 19 Maj 2026, 22:10

U arrestua pasi dyshohet për vrasjen e babait të tij/ Lirohet nga burgu djali i themeluesit të Mangos në Spanjë, ofroi 1 milion euro garanci

U arrestua pasi dyshohet për vrasjen e babait të tij/ Lirohet nga

Djali i themeluesit të rrjetit të modës Mango, Jonathan Andic është arrestuar në Spanjë për vdekjen e babait të tij, por u lirua me kusht pasi ofroi 1 milion euro. Ai u mor në pyetje në lidhje me vdekjen e babit të tij, Isak Andic, ngjarje e cila ndodhi në vitin 2024. The Guaridian shkruan se Andic vdiq në dhjetor 2024 pasi ra 100 metra poshtë një përroi, ndërsa po bënte ecje në Montserrat, pranë Barcelonës me djalin e tij. Vdekja e tij në moshën 71-vjeçare nxiti reagime nga politikanë, gazetarë dhe njerëz nga bota e modës.

Fillimisht policia, arriti në përfundimin se vdekja ishte një aksident, por oficerët dhe burimet gjyqësore thanë vitin e kaluar se çështja po trajtohej si një vrasje e mundshme. Mediat raportuan se Jonathan Andic, i cili tani është nënkryetar i bordit të Mango-s, ishte arrestuar dhe ishte dërguar para një gjyqtari në qytetin katalanas Martorell. 45-vjeçari u lirua më vonë pasi pagoi një garanci prej 1 milion eurosh.

Gjykata tha se çështja po hetohej si akuzë për vrasje dhe urdhëroi që ai të qëndronte në Spanjë, pasi ishte rasti është tashmë në proces hetimesh. Gazeta El País raportoi vitin e kaluar se policia nuk kishte gjetur prova të drejtpërdrejta ose përfundimtare për të shpjeguar atë që ndodhi në përrua, por kishte hasur në një sërë të dhënash të cilat i kishin çuar ata të largoheshin nga ideja e një aksidenti të thjeshtë dhe të shkonin drejt mundësisë së një vrasjeje.