BOTA, 20 Mars 2026, 21:11

Turqi/ Vritet futbollisti 21-vjeçar, një person qëlloi drejt automjetit me të cilin po lëvizte

Turqi/ Vritet futbollisti 21-vjeçar, një person qëlloi drejt

Një krim i rëndë ka ndodhur në Turqi, në zonën Ümraniye të Stambollit, ku futbollisti i Kars Spor, Kubilay Kaan Kundakci, u vra në një sulm të armatosur ndërsa po përpiqej të ndërmjetësonte një pajtim midis një reperi të njohur në Turqi dhe ish-të dashurës së tij, e cila është këngëtare.

Reperi është arrestuar, ndërsa një i dyshuar për sulmin është arratisur dhe është në kërkim.

Sipas ‘haberler.com’, ngjarja tronditëse ndodhi natën e 19 marsit, kur 21-vjeçari po priste me disa persona të tjerë në një automjet jashtë një studioje ku ndodhej reperi. Sipas raportit, futbollisti dhe grupi i tij u zunë në pritë nga njerëz që mbërritën me makina luksoze, fillimisht duke luajtur me dritat.

Sipas dëshmitarëve okularë, një i ri hapi zjarr ndaj automjetit me të cilin udhëtonte Kundakci, duke e plagosur në gjoks. Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, futbollisti i ri ndërroi jetë nga plagët e marra. Policia nisi shpejt një kërkim për sulmuesin e dyshuar, i cili iku nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ka ngritur pyetje në lidhje me përfshirjen e këngëtarit.

Sipas raportimeve, futbollisti donte ta pajtonte reperin me këngëtaren, të cilët ishin çift, por ata ishin ndarë pasi thuhet se ai ishte mik i mirë i të dyve.

Pas të shtënave, ai u dërgua në një spital në Stamboll, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Turqi/ Vritet futbollisti 21-vjeçar, një person qëlloi drejt