TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trupi i pajetë i opozitarit rus, Alexei Navalny më në fund i është dorëzuar familjarëve të tij.
Një veturë që bartte trupin e 47-vjeçarit tashmë ka arritur në kishën e Moskës ku do të mbahet ceremonia e lamtumirës, raporton skynews.
Turmat e njerëzve që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën politikanit është “një pamje që Kremlini nuk donte ta shihte”.
La foule scande #Navalny pour accompagner son cercueil. Qu'il repose en paix. pic.twitter.com/G7DDK1tZtE
— ODESSA (@LouiseOdessa) March 1, 2024
“Ata nuk dëshironin të shihnin dhjetëra mijëra njerëz në varrimin e Navalnyt, i cili prej autoriteteve ruse u konsiderua si ushtar i perëndimit”, shkruan skynews.
⚡️ A giant queue has gathered in Moscow for Navalny's farewell
— NEXTA (@nexta_tv) March 1, 2024
However, the ceremony is being postponed due to a delay in giving out the politician's body. pic.twitter.com/KKmbjJmH2Q
Kremlini ka njoftuar sot se çdo mbledhje e paligjshme për Navalnyn, do të thotë shkelje e ligjit.
Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se nuk do të jepte asnjë vlerësim për ish-opozitarin si figurë politike dhe nuk kishte asgjë për t’u thënë të afërmve të tij.
Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus, ku po vuante disa dënime në saje të akuzave të sajuara.